Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenca zbardh emrat e kandidatëve që aplikuan për gjyqtar në Kushtetuese

Presidenca ka bërë publike listën e kandidaturave që kanë aplikuar për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në listë bie në sy emri i nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, ish Prokurorit të Përgjthshëm, Theodhori Sollaku, ish gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja dhe ish drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurori, Rovena Gashi.

Njoftim- shpallje

Lista e kandidaturave që kanë aplikuar për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10722 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.

Alban Brati, Avni Shehu, Besnik Muçi, Dedë Kasneci, Denar Biba, Gëzim Allaraj, Ilir Mustafaj, Ilir Panda, Kristaq Traja, Luan Dervishi, Petrit Kaja, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Theodhor Sollaku, Vladimir Gërmenji, Ardita Alsula, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Regleta Panajoti, Rovena Gashi, Valbona Bala dhe Zhaklina Peto

Ndërkohë Presidenca ka bërë publike gjithashtu emrat e kandidatëve për vendin e përkohshëm vakant në Kushtetuese.

Njoftim- shpallje

Lista e kandidaturave që kanë aplikuar për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar në Gjykatën Kushtetuese, proçedurë aplikimi kjo e shpallur me Dekretin nr.10723 datë 07.02.2018, të Presidentit të Republikës.

Bashkim Nikolla, Besnik Muçi, Dedë Kasneci, Denar Biba, Gëzim Allaraj, Ilir Mustafaj, Ilir Panda, Petrit Kaja, Rexhep Bekteshi, Sinan Tafaj, Vladimir Gërmenji, Regleta Panajoti, Rovena Gashi, Valbona Bala dhe Zhaklina Peto.

Please follow and like us: