Albspirit

Media/News/Publishing

Tronditet Vlora, 3 persona të plagosur pas të shtënave me armë

Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri armësh ndaj një makinë me targa italiane në zonën pranë kishës ortodokse. Raportohet se si pasojë e të shtënave mbetën të plagosur tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Me armë u qëllua ndaj mjetit ‘Fiat Punto’ me targa italiane DJ 252 RC, ndërsa të plagosur mbetën Taulant Beqiri, Elis Llanaj dhe Gazmend Canaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës. Ende nuk janë identifikuar autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur gjithë dinamikën.

 

Please follow and like us: