Basha: Ekonomia shqiptare-në prag katastrofe, bashkia e Tiranës-lavatrice e parave të drogës e krimit
Kreu i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë shtypi, ka dhënë alarmin sot, për gjendjen e ekonomisë shqiptare. Sipas tij, ekonomia shqiptare është në prag katastrofe, kjo si rrjedhojë e kapjes së ekonomisë nga paratë e krimit, e drogës. Sipas Bashës, kapja e ekonomisë nga paratë e drogës, duket më saktë te sektori i ndërtimit. Për Bashën, “Bashkia e Tiranës është lavatrice e parave të drogës e krimit, kjo duket nga bumi i ndërtimeve që nuk kanë asgjë racionale”. “Aspekti i dytë e kapjes së ekonomisë nga krimi janë PPP, e theksuar më shumë në sektorët e mbetjeve urbane”, vijoi Basha “Ndërtimet janë piramida droge. PPP janë borxh i fshehur, që bëhen për të pastruar paratë e drogës dhe për vjedhje nëpërmjet inceneratorëve…”.