Albspirit

Media/News/Publishing

Kapja e 614 kg kokainë, reagon Ambasada e SHBA: Shqetësuese, trafiku i kokainës në rritje

Pas reagimit të Bashkimit Evropian, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një deklaratë pas kapjes së 614 kg kokainë që vinte nga Kolumbia në Portin e Durrësit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Antidrogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh”, thekson në deklaratën e tij ambasadori Lu.

Mandej ai shton se kapja e sasisë rekord të drogës “Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës”.

Please follow and like us: