Miranda Içi: Mos më beso
Mos më beso
kur them se fryma jote shkrin ngricat e mia.
Jam lule bajame
gënjej dhe gënjehem,
sa herë dua të çel jashtë stine.
Mos më beso
kur të them se skuqem
nga lakmia e vështrimeve të tua.
Të mashtroj jam frut,
dua të kafshohem pa më ardhur koha.
Mos më beso
kur të them se më tretin
dehjet e tua marramendëse .
Është trill i dëshirës,
merr frymë nga poret e mia .
Mos i beso vetes se je ujk i vjetër.
Dhe unë pre e dinakërive të tua.
Vishem si Kësulëkuqe,
kur dua të ndjej dhëmbë të mprehtë,
të ngulen uritur,mishit tim të purpurtë.
Gënjejmë dhe gënjehemi.
Luajmë simfoni të përsosura furtunash.
Shkruar mbi trup, trazuar në shpirt.
Eksplorojmë brigje të panjohur,
të ndjejmë se ekzistojmë
mes drithma batica-zbaticash… mjerane.
28/2/2016