Albspirit

Media/News/Publishing

Moisiu: Vetting edhe për politikanët që mos shëtisin në Europë të pasur

Ish-Presidenti i Republikës Alfred Moisiu ka kërkuar vetting edhe për të gjithë politikanët pavarësisht se kur kanë shërbyer. Në fjalën  e tij në një aktivitet të Forumit Civil, Moisiu tha se disa politikanë po përdorin metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë.

Alfred Moisiu: Po vrehen dhe po ndiqen disa metoda për t’iu shmangur përgjegjësisë së mbartur më parë. Kjo nuk duhet lejuar sepse jo vetëm sfumon një nga qëllimet e kësaj reforme, por do të jetë edhe inkurajuese për mosndëshkueshmërinë. Ne shpresojmë dhe presim gjatë realizimit të kësaj reforme mos mungojë edhe vettingu i politikanëve shqiptarë pavarësisht kohës që kanë shërbyer, ndryshe na ngelet të themi se marifteçinjtë e politikës u majmën dhe nuk i hyri asnjë në këmbë, u pasuruan në kurriz të popullit dhe hiqen si të pafajshëm dhe shtisin në Europë të pasur.

Please follow and like us: