Albspirit

Media/News/Publishing

NCRI paraqet një ankesë tek Prokurori i Përgjithshëm Zviceran kundër Alireza Avaeit

Thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut: Këshilli për të Drejtat e Njeriut duhet të jetë një forum për të hetuar krimet e Avaeit

Njëkohësisht me ardhjen e Ministrit të Drejtësisë të regjimit iranian, Alireza Avaei, në Zvicër më 26 shkurt, Marc Bonnant, një avokat i shquar zviceran, paraqiti një ankesë në emër të NCRI tek Prokurori i Përgjithshëm Zviceran, Michael Lauber, duke bërë thirrje për ndjekje penale të Avait për krime kundër njerëzimit. Avaei ishte një nga zyrtarët e përfshirë në masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988.

Dosja e ankesës që përmban të dhënat kriminale të Avaei thekson se pritja e tij në Zvicër “bie në kundërshtim të thellë me moralin dhe të drejtat” dhe “Këshilli i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e pret atë që të flasë në mënyrë ironike për të drejtat e njeriut”. Dosja vazhdon duke thënë se të dhënat kriminale të Avait ” i kanë sjellë sanksione financiare brenda Bashkimit Evropian” dhe ai është gjithashtu në listën e zezë zvicerane për “shkelje të të drejtave të njeriut, arrestim arbitrar, mohimin e të drejtave të burgosurve dhe ekzekutime”.

Dosja gjithashtu i referohet rolit të Avait në masakrën e të burgosurve politikë në vitit 1988 në krahinën perëndimore të Khuzestanit, duke përfshirë edhe Dezfulin dhe duke u bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve okularë shton: “Në përfundim të një analize të plotë, masakrat e kundërshtarëve politikë të kryer gjatë valës së madhe të represionit nga fundi i korrikut 1988 deri në janar 1989, duhet të klasifikohen ligjërisht si krime kundër njerëzimit brenda kuptimit të nenit 7 të Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale të 1998, përmbajtja e të cilit pasqyrohet në nenin. 264a CP “.

Ndërkohë, Mohammad Mohaddessin, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të NCRI, i shkroi Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, duke i kërkuar atij që të anulojë intervenimin e Avaei-t në sesionin e hapjes të Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe tha , kjo do të mbetet “si një njollë e zezë mbi Këshillin dhe do të konsiderohet si një fyerje ndaj popullit të Iranit në përgjithësi dhe familjeve të viktimave në veçanti.” Ai shtoi, “Tani është koha për t’i dhënë fund ofrimit të forumeve të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kriminelëve të tillë dhe në vend të kësaj duhet të merren masa për t’i vënë ata ata para përgjegjësisë dhe t’i jepet fund pandëshkueshmërisë së tyre. Këto forume duhet të kthehen në organe për të hetuar krimet e tyre, “veçanërisht për shkak të faktit se krimet e Avaesi-t kanë vazhduar deri më sot. Si Ministër i Drejtësisë, ai është direkt ose indirekt përgjegjës për arrestimin e së paku 8000 personave gjatë protestave të filluara më 28 dhjetor 2017, dhe vrasjen e rreth 50 protestuesve në rrugë ose nën tortura.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

Please follow and like us: