Albspirit

Media/News/Publishing

Në luftë me jetën, Fatos Kongoli në gjendje të rëndë në spital

Shkrimtari Fatos Kongoli ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin ‘Nënë Tereza’.
Nëpërmjet një statusi ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi bënë më dije se shkrimtari i njohur ka nevojë për dhurim gjaku.
“Në dy muajt e fundit i janë bërë dy ndërhyrje kirurgjikale në aparatin tretës në deuden dhe është i klasifikuar më diagnozën “Ca – rerum”. Falenderojmë mjekët dhe personelin e repartit të Kirurgjisë në QSUT për kujdesin e përkushtimin, në mënyrë të veçantë prof. dr. Edmond Çeliku” shkruan ish deputeti socialist në statusin e tij.
Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqiptare 15 vepra letrare të çmuara të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Please follow and like us: