Sekreti që fshihet në këtë ishull misterioz
Deti Mesdhe fsheh një ishull të vogël, të përsosur për të fshehur thesar, i cili gjoja është aty. Megjithatë, gjasat janë të vogla që dikush të gërmojë për të gjetur thesarin …
Ishulli i Montekristos, u bë i famshëm pasi që shkrimtari francez i shekullit të 19-të, Alexandre Dumas, botoi romanin “Konti i Monte Kristos”, i cili flet për legjendën e thesarit të varrosur që ishte fshehur aty personalisht nga mjekërrkuqi, shkruan PUNKUFER.HR.
Vetëm një mijë turistë në vit, ose më mirë të thuhet fatlumë, kanë leje për të vizituar këtë parajsë natyrore, dhe lista është plotësuar për tri vitet e ardhshme.
Vendndodhja e saktë dhe përmbajtja e thesarit të fshehur mbetet mister, por thashethemet në lidhje me ishullin, si një vend ku fshihet thesari i plaçkitur, kanë qarkulluar edhe qindra vjet më parë, kur një manastir në ishull filloi të krijojë pasuri të madhe.
Por shikuar nga perspektiva e sotme, kjo nuk është aspak e çuditshme, sepse kisha e parë është ndërtuar në ishull në shekullin e 7-të dhe më vonë për mirëmbajtjen dhe pajisjen e saj janë meritore familjet e pasura që kanë dhënë donacione. Megjithatë, shumë besojnë se mjekërrkuqi pikërisht këtu ka fshehur thesarin e vjedhur në aventurat e tij plaçkitëse në shekullin e 16-të.
Ky ishull gjithsesi që do të jetë vend i legjendave, dhe në qoftë se për ndonjë arsye të kuptueshme nuk mund t’a vizitoni atë, së paku mund të lexoni gjithmonë romanin e përmendur si një kryevepër e letërsisë botërore.