Albspirit

Media/News/Publishing

Silva Caka: Rama, arkitekti dhe bosi i bandave të drogës në Shqipëri

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si arkitektin kryesor të kanabizimit dhe të thyerjes së Shqipërisë në një hambar droge.

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Caka tha se Rama dhe paratë pista blenë votat dhe shqiptarët në 25 qershor.

‘Shqipëria po kthehet në një vend të frikshëm për trafikun e drogës. Në raportin e ndërkombëtarëve thuhet se në këtë trafik janë të përfshirë dhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Nuk është vetëm çështja tek kanabisi, është një çështje e vogël, por kjo sotmja është ajo që ne kemi paralajmërua,që Shqipëria është kthyer në hambarin kryesor të drogës.

Droga e kapur nuk është kapur nga policia jonë, por me urdhër të ndërkombëtarëve. Ka vite që në Shqipëri opozita ka vetëm fjalën. Ai që ka organizuar këtë skemë të trafikut ndërkombëtar është kryeministri i vendit.

Paratë e drogës blenë votat në 25 qershor dhe heshtjen e qytetarëve. Paraja e kanabisit dhe e drogës bënë atë që sot të kemi një mazhorancë me 70-të e kusur vota. Të jesh i sigurt se pa këto para nuk do kishe këtë mazhorancë’, tha Caka.

Please follow and like us: