Skaneri nuk zbuloi dot 613 kg kokainë
Burime të Ora News bëjnë të ditur se sasia e kokainës e sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë ndërsa droga është gjetur në dopjo shasinë e kontenierit. Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën. Policia ka ndaluar 4 persona. Ora News mëson se ata janë emra të njohur. Në orën 11.00 Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit do japë një konferencë për median ne lidhje me operacionin ku u bllokua sasia rekord e kokainës. Mësohet se Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.
GPS spiun
Hetimet kanë nisur një muaj më parë dhe dyshohet se kamionit i është vendosur fshehurazi pajisje GPS. Me pajisjen e GPS dyshohet se prokuroria e policia kanë ndjekur lëvizjen e mjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.
Droga ishte fshehur në kontenierin me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018 dhe po lundronte me linjën e tragetit Kolumbi-Spanjë-itali-Shqipëri. Droga u zbulua me anë të qenit anti-drogë.