Albspirit

Media/News/Publishing

Zyrtarisht kampion edhe për licensa betoni

2017-a është mbyllur si një nga periudhat ku ndërtimi ka patur boom-in më të madh të 5 viteve të fundit, pas rënies që pësoi në 2008-ën. Instituti i Statistikave raporton se autoritetet kanë miratuar 819 leje ndërtimi vetëm gjatë vitit që shkoi, një shtim me 88%, ose 384 leje më shumë se në 2016-ën.

Edhe vlera e projekteve të ndërtimit është dyfishuar, duke kapur një shifër prej 500 milion dollarësh.
Numri më i madh i projekteve të reja janë për kryeqytetin, ku sipas INSTAT në total në Tiranë janë miratuar 231 leje, nga 106 në 2016-ën.

Vetëm në muajt e fundit kryeqyteti ka dhënë leje për 115 mijë metra katror sipërfaqe ndërtimi, duke përbërë 60% të totalit të sipërfaqes që do të ndërtohet në të gjithë vendin.
Në strukturën e lejeve të dhëna në muajt e fundit, INSTAT raporton se gjysma e tyre janë ndërtime për qëllime jo tregtore dhe rregullime banesash, ndërsa gjysma shkojnë për godina rezidentësh, hotele dhe ndërtesa tregtare.
Ndonëse me këtë nivel lejesh për betonizim, kryetari i Bashkisë prezanton imazhin e një njeriu që po gdhihet duke mbjellë pemë  dhe shtuar hapësirat e gjelbra.

Megjithatë kryetarin e “palodhur” të bashkisë e pamë së fundmi të mbrojë me fanatizëm një kompleks ndërtimesh në zonën ku aktualisht ndodhet Teatri Kombëtar.  Ndonëse 3 vjet më parë në fushatë fliste për një vizion të Tiranës pa ndërtime në zonat me densitet të lartë, Veliaj del se se është kampion edhe për licensa betoni./respublica/

Please follow and like us: