Eva Longoria kërkon të dashur nga interneti
Aktorja latine Eva Longoria ka pranuar se beson që lidhjet përmes internetit janë mënyra më e mirë për të gjetur princin e ëndrrave, pasi një prej mikeshave të saja ka arritur që online të gjejë dashurinë e jetës së saj.
Ndërsa për vete, ajo ka angazhuar një mikeshë që të interesohet për ndonjë mashkull të bukur që ndoshta mund t’ia rrëmbejë zemrën.
“Një mikeshë e imja dikur vizitonte rregullisht ueb-faqen Match.com dhe shikojeni tani ajo po martohet. Ata kanë lindur për njëri-tjetrin, dhe jam shumë e lumtur që përmes internetit kanë arritur të njoftohen”, ka nënvizuar aktorja Longoria.
Please follow and like us: