Albspirit

Media/News/Publishing

Hana Berisha: Mars i shqetësuar

 

Përhumbur në aferat e

Marsit të shqetësuar ku si

mallkim përsëritet ngjarja.

Gjithçka e dendur dhe e

ngarkuar pa asnjë

shkreptimë nga larg

shikimet vjedhurazi e të

varura sikur retë e

errësuara buzë vërshimit.

Të tillë dukemi pa asnjë

fëshfërimë, unë dhe marsi.

Të furishëm në mendje dhe

i gënjejmë ëndrrat mjaft të

djallëzuar që të dy, si rrëke

shiu poshtë syve duket

marsi i vërshuar dhe

i mjeruar i tëri.

Si hiri i zanave tashmë

shndëris dhe i rezistoj bukur

shëmtisë së tij.

Në fundin e kësaj zhurme

që mban dashuria, prapa

pritjes nuk qëndroj stoike

më.

E gjithë ëndrra për

t’u dorëzuar me kohën, tanimë

aty s’ka dashuri.

Edhe këto ditë e netë

që mbeten

le ta përfundojnë këtë dreq muaji

dhe ne më s’jemi si dikur.

Urrejtja ime, kulti satirik.

Si portret varri, më ngjason

ai.

Jetësia qiellore e zhvillon

fundin tonë, historia

përfundoi rëndë.

Ti që bëre pakt me djallin,

ëndrrat i venite krejtësisht.

Brenda kufijve që i caktoi

fati, dashuria jonë u realizua

si kryevepra e artit

të zi.

Tradhëtar i betimit ishte

Marsi, këtë e di.

Britma ime e mallkimit për të,

ferri i tij në përjetësi.

Please follow and like us: