Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet gomonia me 424 kg marijuanë në Igumenicë, pranga skafistit shqiptar

Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Igumenicë të Greqisë.

Operacioni është kryer pas mesnatës së kaluar ku është ndaluar gomonia me 36 pako, në të cilat janë gjendur plot 424 kilogranmë marijuanë.

Gomonia me drogë është kapur në plazhin e Platarias në Igumenicë, ndërsa mësohet se në pranga është vënë një shqiptar që ishte në rolin e skafistit.

Shqiptari i arrestuar është një 42-vjeçar, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Policia ka njoftuar se ai u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia e ta hidhte në breg.

Bëhet me dije se operacioni është kryer nga policia shqiptare dhe ajo greke, ku ka qenë pala shqiptare ajo që ka sinjalizuar për gomonen e ngarkuar me drogë.

Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Please follow and like us: