Albspirit

Media/News/Publishing

Media meksikane “lëshon bombën”, zbulon kartelin kolumbian që i përket droga në Durrës

Sekuestrimi i 613 kilogramëve kokainë në një kontenier bananesh ka bërë bujë dhe në mediat meksikane.

Kështu, media Sipse.com, ka zbuluar se Media meksikane “Sipse” ka zbuluar se kokaina e sekuestruar nga policia shqiptare i përket një strukture narkotrafiku të lidhur me organizatën “Clan de Golfo”, një ndër më të rrezikshmet në Kolumbi, që ka kontakte me disa porte në Europë, ku dërgon drogën.

Media meksikane e nis artikullin:

Rreh 613 kg kokainë të kamufluar në një kontejner me banane u zbuluan në portin shqiptar të Durrësit në një operacion të koordinuar nga marina kombëtare kolumbiane, agjencitë ndërkombëtare dhe policia shqiptare”

Më tej, në artikull shkruhet:

Droga ishte e fshehur në kontejner dhe ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit, dhe do të vinte në disa porte të Europës përpara se të arrinte në portin shqiptar ku dhe u ndalua.

Informacioni i dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse në operacion lejuan policinë shqiptare të planifikonte aksionin për ndalimin e drogës në kontejnerin që zotërohej nga një kompani shqiptare.

Nga operacioni u arrestuan dy persona: shoferi i kamionit dhe një punonjës i kompanisë. Ndërkohë policia shqiptare shpalli në kërkim pronarin e kompanisë dhe ka hapur një hetim me homologët në Europë për të identifikuar e arrestuar persona të tjerë në lidhje me ngjarjen”.

Please follow and like us: