Albspirit

Media/News/Publishing

Meta takon nesër anëtarët e Komisionit të Jashtëm mbi negociatat për detin

Presidenti Ilir Meta, do të zhvillojë një takim mëngjesin e nesërm, me anëtarët e Komisionit të Jashtëm parlamentar.

Takimi mes tyre do të zhvillohet në orën 08.15 të së premtes në Presidencë, ku do të diskutohet për negociatat e detit me Greqinë.

Gjithçka pasi pozicioni i Presidentit nuk e lejon që Meta të shkojë në Kuvend, për shkak se nuk është në nivelin e deputetëve apo ministrave.

Ishin anëtarët e opozitës në Komisionin e Jashtëm parlamentar, ata që thirrën Presidentin në seancë dëgjimore, për shkak të refuzimit për t’i dhënë plotfuqishmërinë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Please follow and like us: