Albspirit

Media/News/Publishing

Një druvare që do na hynte në punë këtë dimër

Kara Delevinj nxjerr në pah pak “mish” ndërsa ka një veshje të hollë teksa mbështetet në një sëpatë për një set fotografik.

Shumë njerëz i kanë imagjinuar druvarët si njerëz të mëdhenj dhe të veshur me këmisha të leshta, të cilët çajnë dru gjithë ditën në pyll. Por këtë imagjinatë e thyen modelja Kara Delevinj, e cila e ka nderuar këtë profesion duke pozuar për një set të ri fotografik.

E veshur me një bluzë të hollë, gjoksi i 20-vjeçares mezi mbulohet duke zbuluar goxha mish ndërsa e bën prerjen e druve të duket shumë joshëse.

E veshur me një palë xhinse me bel të lartë dhe një veshje “Bucci” të kuqe, modelja e momentit tregon format e gjoksit të saj, të vogël, por perfekte, për Revistën i-D.

Një nga këmbët e saj është vënë mbi dru, ndërsa ajo mbështetet mbi një sëpatë, sikur është diçka e zakonshme për të. Flokët e saj janë stiluar me ondet e stilit hollivudian dhe sytë e saj janë theksuar me shumë grim, ndërsa shumë ngjyra janë shtuar me një buzëkuq të fortë.

Shumë  e kënaqur nga një shkrepje e tillë, Kara, e cila tashmë ndodhet në Nju Jork e shpërndau fotografinë me shënimin: “Druvarja Bucci në revistën i-D”

Kara

E megjithatë vrulli i saj nuk ndalet aty? Sepse Kara ka është zhveshur plotësisht në një set filmik të guximshëm për revistën.

Duke u zhveshur nga pardesyja bezhë “Burberry” për të cilën është shumë e njohur, 20-vjeçarja pozon tepër joshëse në video, par se të heqë të brendshmet e saj ngjyrë bojëqielli.

Modelja, e cila është bërë e famshme për sjelljet e saj të çmendura pas kuintave, mbulon flokët e saj bjonde me një parukë rozë në xhirimet për revistën i-D.

Sytë e saj janë rënduar me një tualet të zi, ndërsa mban një palë vëthë shumë të mëdhenj.

Ylli i ri ka veshur një palë taka të larta ndërsa fillon të zhvishet…

Please follow and like us: