Nobelistët i shkruajnë Erdoganit: Lirojini intelektualët
Ishiguro, Naipaul dhe Alexievich mes atyre që e kanë nënshkruar një sulm të fuqishëm në adresë të liderit turk, pas dënimeve me burgim të përjetshëm të intelektualëve të konsideruar gulenistë
Zoti President,
Mëtojmë ta kthejmë vëmendjen tuaj mbi dëmin që bie mbi reputacionin e Republikës së Turqisë dhe mbi dinjitetin dhe mirëqenien e qytetarëve tuaj nga aksionet që sipas gjykimit të autoriteteve më të larta botërore rreth temës së lirisë së shprehjes konfigurohen si burgosje e paligjshme dhe dënim i padrejtë në kurriz të shkrimtarëve dhe mendimtarëve, faji i vetëm i të cilëve është se e kanë ushtruar të drejtën universale të lirisë së shprehjes.
Jua kujtojmë se Memoriali i lirisë së shprehjes në Turqi (2017), i redaktuar nga Nils Muižnieks, në atë kohë Komisar për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës që vërente i alarmuar: “Hapësira e kushtuar debatit demokratik në Turqi është tkurrur në masën shqetësuese si pasojë e persekutimit më intensiv gjyqësor të ushtruar në dëm të shtesave të gjera të shoqërisë, që prek gazetarë, parlamentarë, akademikë dhe qytetarë të zakonshëm, si dhe nga aksioni i qeverisë që e ka tkurrur pluralizmin dhe e ka çuar në autocensurë. Një degradim i tillë ka ndodhur në një gjendje tepër të rëndë, por as grusht shteti i tentuar, as kërcënimet e tjera terroristike me të cilat po ballafaqohet Turqia, nuk mund t’i justifikojnë masat që e shkelin lirinë e medieve dhe e mohojnë shtetin e së drejtës deri në këtë pikë. Është urgjente të ndryshohet kursi nga ana e autoriteteve, që të rishikohen normativat dhe procedurat penale, duke e rivendosur pavarësinë e magjistraturës dhe duke e përforcuar zotimin për ta mbrojtur lirinë e shprehjes”.
Preokupimet e Komisarit janë bërë më të qarta më së miri nga burgosja, në shtator të vitit 2016, e Ahmet Altan, romancier i suksesshëm dhe gazetar, e Mehmet Altan, docent i ekonomisë dhe eseist, si dhe e Nazli Ilicak, gazetare e shquar – në vazhdën e valës së arrestimeve në vijim të puçit të dështuar të korrikut 2016, me akuzën se kanë është tentuar të përmbyset rendi kushtetues me përdorimin e dhunës dhe forcës. Gjyqtarët mëtonin në fillim t’ua hidhnin akuzën se kishin transmetuar përmes ekraneve televizive “mesazhe subliminale” nxitësve të puçit derisa merrnin pjesë në një tavolinë të rrumbullakët. Vala e qesharakes e nxitur në opinionin publik i ka bërë ta ndryshojnë akuzën, duke i akuzuar ta kenë përdorur një gjuhë që bën “thirrje për puç”. Në të vërtetë agjencia zyrtare turke e shtypit Anadolu e ka definuar rastin “Procesi për thirrje për puç”.
Siç është vërejtur në raportin e Komisarit, provatr e marra në shqyrtim nga gjykatësi në procesin kundër Ahmet Altan kufizoheshin në një artikull të datës 2010 të së përditshmes Taraf, drejtor i së cilës Altan ka qenë deri më 2012, në tri editoriale të tij dhe në një paraqitje televizive. Provat kundër të akuzuarve të tjerë ishin po aq inkonsistente. Të gjithë këta autorë kanë një karrierë të lavdishme të kundërshtimit çdo grushti të shtetit dhe të çdo militarizmi, e megjithatë janë akuzuar se kanë qëndruar përbri një grupi terroristik në organizimin e një puçi. Komisari ka dalluar në mbajtjen dhe në dënimin e vëllezërve Altan shembullin e një sistemi më të gjerë të represionit të ushtruar në Turqi kundër atij që shpreh kundërshtim ose kritika ndaj autoriteteve. Sipas mendimit të tij, këto burgosje dhe këto procese janë shkelje e të drejtave njerëzore dhe e minojnë shtetin e së drejtës, opinion i ndarë edhe nga David Kaye, referues special i OKB-së mbi lirinë e shprehjes, që e ka definuar procedurën një “proces spektakël”.
Vetë Gjykatë kushtetuese turke i ka bashkëndarë këto kritika. Më 11 janar të këtij viti e ka quajtur jolegjitime dhe cenuese të të drejtave të të akuzuarve burgosjen preventive të Mehmet Altan-it dhe koleges së tij gazetare Sahin Alpay, duke urdhëruar lirimin, por gjyqtarët kompetentë për shkallën e parë të gjykimit kanë refuzuar ta aplikojnë vendimin e Gjykatës, duke e shkelur hapur kushtetutën. Zoti president, Ju nuk mund ta harroni faktin se rebelimi i organeve të gjykimit penal inferiore dhe kjo sentencë ilegale janë mbështetur nga zëdhënësi i qeverisë suaj.
Më 16 shkurt 2018 vëllezërit Altan dhe Nazli Ilicak janë dënuar me burgim të përjetshëm të rënduar dhe janë përjashtuar nga çfarëdo amnistie në të ardhmen.
Zoti president, ne të nënshkruarit e bashkëndajmë opinioin e David Kave: “Sentenca e tribunalit që i dënon gazetarët me burgim të përjetshëm të rënduar, për shkak të punës së tyre, pa sjellë prova substanciale të pjesëmarrjes së tyre në tentimin e puçit as po ua garantuar një gjykim të drejtë, paraqet një kërcënim të rëndë për gazetarinë dhe pjesës tjetër të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Turqi”. Zoti president, në prill 1998, në bazë të nenit të njëjtë 312 të Kodit Penal, ju vetë jeni privuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Stambollit, jeni penguar në aktivitetin politik dhe jeni dënuar me dhjetë muaj burgim për shkak të disa vargjeve të cituara gjatë një fjalimi publik në dhjetor 1997. Qe një akt i padrejtë, ilegal dhe mizor. Shumë organizata të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që në atë kohë ju mbrojtën, sot janë të lebetitur përballë shkeljeve së të njëjtave të drejta të bëra në vendin Tuaj. Kundër vendimit të fundit janë rreshtuar, mes të tjerëve, Amnesty International, PEN-i Ndërkombëtar, komiteti për mbrojtjen e gazetarëve, Article 19,dhe Gazetarët pa kufij.
Gjatë një ceremonie për nder të Çetin Altan, më 2 shkurt 2009, ju deklaruat publikisht se “kjo nuk është më Turqia e vjetër që i dënonte me burgim shkrimtarët e vet të mëdhenj – ajo kohë ka perënduar përgjithmonë”. Mes publikut ishin të pranishëm dy fëmijët e Çetin Altan: Ahmet dhe Mehmet. Njëzet vjet më vonë dënohen me burgim të përjetshëm, a nuk jemi përballë një kundërthënieje fundamentale?
Zoti president, duke pasur parasysh rrethanat, shprehim shqetësimin e shumë vetave brenda Turqisë, të aleatëve tuaj dhe të organizatave multilaterale anëtar i të cilave është vendi juaj. Kërkojmë shfuqizimin e gjendjes emergjente, nj rikthim të shpejtë në legalitet dhe lirinë e plotë të fjalës dhe shprehjes. E gjithë kjo do të bëjë që zonjës Ilicak vëllezërve Altan t’u jepet sa më shpejtë pafajësia në apel dhe të mbajturit e tjerë të lirohen menjëherë. Akoma më mirë, do të bëjë që Turqia të jetë përsëri pjesë e botës së lirë.
Të nënshkruarit:
- Svetlana Alexievich (2015 Nobel Prize in Literature)
- J.M. Coetzee (2003 Nobel Prize in Literature)
- Claude Cohen-Tannoudji (1997 Nobel Prize in Physics)
- Albert Fert (2007 Nobel Prize in Physics)
- Serge Haroche (2012 Nobel Prize in Physics)
- Oliver Hart (2016 The Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel)
- Kazuo Ishiguro (2017 Nobel Prize in Literature)
- Elfriede Jelinek (2004 Nobel Prize in Literature)
- Herta Müller (2009 Nobel Prize in Literature)
- V.S. Naipaul (2001 Nobel Prize in Literature)
- Richard J. Roberts (1993 Nobel Prize in Physiology or Medicine)
- Wole Soyinka (1986 Nobel Prize in Literature)
- Joseph Stiglitz (2001 The Sveriges Riksbank Prize in Economic Sciences in Memory of Alfred Nobel)
- Mario Vargas Llosa (2010 Nobel Prize in Literature)/Express/