Albspirit

Media/News/Publishing

Përplasi për vdekje një person, Aqif Rakipi del i pafajshëm

 Ish-deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi rezulton i pafajshëm, lidhur me aksidentin ku përplasi për vdekje një person.

Kjo pasi ditën e sotme Gjykata e Tiranës, pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimin ndaj tij, lidhur me aksidentin me pasojë vdekjen e një personi, në muajin gusht të vitit 2017.

Organi i akuzës, bazuar në dy akte ekspertimi, e gjeti ish-deputetin Rakipi të pafajshëm, pasi sipas Prokurorisë ndërprerja e rrugës nga kalimtari dhe mungesa së fushës së shikimit, për shkak se pamja ishte bllokuar nga furgoni prej nga zbriti viktima, ka çuar në aksidentin e rëndë.

Lidhur me largimin e tij nga vendi i aksidentit për t’u dorëzuar më tej në komisariatin nr.2 të policisë në Tiranë, u argumentua me gjendjen e rënduar psikologjike.

Po ashtu edhe familjarët e viktimës, kanë deklaruar se nuk kishin mosdakordësi për hetimet, duke çuar në pushimin e çështjes.

Please follow and like us: