Qeveria heq vizat për Gjeorgjinë dhe Trinidad Tabako
Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, qeveria ka marrë një vendim për të hequr vizat me dy shtete.
Në bazë të këtij vendimi i cili u mor këtë të mërkurë, qytetarët e Gjeorgjisë dhe Trinidad Tabako, do të lëvizin vetëm me pasaportë drejt Shqipërisë.
Për këtë iniciativë, Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Please follow and like us: