Albspirit

Media/News/Publishing

Kokaina dhe ‘Arbi Garden’, reagon Panariti: Grantin ia ka dhënë BE…

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar lidhur me grandin që ministria e drejtuar prej tij i dha kompanisë ‘Arbi Garden’ per llogari të së cilës u kapën kontenierët me banane, ku ishin fshehur gjithashtu edhe pakot me 614 kokainë. Panariti thotë se përzgjedhja e kompanisë “Arbri Garden” për t’i dhënë grandin për financimin e dhomave frigoriferike është bërë sipas të gjitha kritereve. Sipas tij kriteret e aplikimit, ashtu edhe vlerësimi apo vendim- marrja bëhen nga strukturat e BE-së, sepse AZHBR si pjesë e Ministrisë së Bujqësisë në 2015, ka qënë përfshirë në proces trajnimi dhe nuk ka patur zë si ne vendimmarrje ashtu edhe në ekzekutim. Më poshtë reagimi i plotë i ish ministrit të LSI-së.

Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!!

Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD – like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID.

Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimmarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e vërteta.

Please follow and like us: