Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet vëllai i deputetit shqiptar, qëlloi me grusht policin rrugor

Policia e Kosovës ka konfirmuar se Ramadan Selimi, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi, është shoqëruar dje në stacionin policor për sulm ndaj policit dhe moszbatim të urdhrave.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje ne Prishtine, ne orën 18:00 teksa policia ka ndaluar një makinë për shkelje të rregullave të qarkullimit, por më pas është zbuluar se në të udhëtonte vëllait i deputetit në Rexhep Selimi.

Ramadani nuk i kishte përfillur urdhrat e policit dhe e kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor me inicialet A.I. Pas këtij veprimi, ai është shoqëruar në stacionin policor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lajmin.

“Rreth orës 18:00 është shoqëruar në stacion policor një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe mospërfillje e urdhrave të policit. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka treguar Ahmeti.

Vëllai i deputetit është liruar më pas për tu hetuar në gjendjet të lirë.

Please follow and like us: