Donjeta Avdijaj nga Peja raportohet e zhdukur, telefononi në 049-758-266
Donjeta Avdijaj nga Peja (18 vjeçe) është raportuar në polici nga babai i saj si person i zhdukur të premten e kësaj jave.
Policia nga rajoni i Pejës e ka konfirmuar për Express rastin, duke thënë se hetimet janë duke vazhduar për gjendjen e saj. Nga policia e Pejës thonë se deri më tani nuk ka ndonjë të re lidhur me këtë rast.
“E kemi këtë person të zhdukur. Më datë 03.03.2018 rreth orës 12:30 minuta në stacionin policor në Peje është paraqitur ankuesi, babai i viktimës. Raportohet se më datë 2 mars rreth orës 11 e 30 viktima ka dal nga shtëpia për të shkuar për në qytet dhe prej asaj kohe më nuk është kthyer. Lidhur me këtë rast është njoftuar njësiti i hetimeve dhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet intenivizsht”, i ka thënë Expressit, Driton Rugova nga zyra për media e policisë në Pejë
Lutje për gjetjen e Donjeta Avdijajt po bën edhe familja e saj. Sipas familjarëve, të premten Donjeta ishte nisur për në kursin e gjuhës gjermane në Pejë.
Atë ditë, Donjeta, sipas familjarëve, kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.
Familja Avdijaj, apelon të të gjithë qytetarët, nëse kanë ndonjë informatë, të lajmërohen në numrin e telefonit: 049-758-266./ekspress/