Monique, pula që shëtit botën më shumë se deputetët shqiptarë
Nëse do të kaloni disa vite duke lundruar botën, ndoshtë është një ide e mirë që të keni një shok për tu argëtuar. Një lundrues francez gjeti një ‘shok’ të pazakontë. Bëhet fjalë për një pulë e cila quhet Monique dhe lundron me marinarin rreth botës. Guirec Soudee kaloi dy vitet e fundit në det bashkë me pulën duke e filluar lundrimi që prej Ishujve Canary në maj të 2014. Dyshes i duhej 28 ditë për të kaluar Atlantikun për në ishullin Karaibe para se të drejtoheshin në Greenland me barkën e tyre Yvinec.
Please follow and like us: