Berlusconi: Qendra e djathtë ka mandatin për të qeverisur
Ndërkohë që po afron përfundimi i numërimit të kutive të votimit dhe raportet e frocave politike në itali janë profilizuar, Berlusconi lideri i “Forza Italia” ka deklaruar se qendra e djathtë ka të drejtën për të krijuar qeverinë e re. “Forza Italia ka grumbulluar një konsensus të rëndësishëm për të cilin i jemi mirënjohës votuesve që edhe këtë herë kanë konfirmuar besnikërinë e tyre për lëvizjen”, sipas një mesazhi të publikuar nga “Forza Italia”. “Këtë pasdite presidenti Berlusconi u takua me Matteo Salvini-n dhe pasi e përgëzoi konfirmoi se me këtë rezultat forcat e qendrës së djathtë mund të përforcojnë koalicionin që duhet të marrë mandatin për të qeverisur Italinë për të ringritur vedin tonë”, mund të lexohet në këtë mesazh.