Itali, dorëhiqet Matteo Renzi pas humbjes në zgjedhje
Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së majtë në Itali, ka dhënë dorëheqjen gjatë një konference për shtyp që ishte parashikuar në orën 17, u shty për në 18 dhe sërish nisi me disa minuta vonesë.
Renzi ka marrë përgjegjësinë e humbjes së zgjedhjeve, por këtë ia ka faturuar fushatës me shumë gënjeshtra që është zhvilluar në Itali. Për më tepër, ai thotë se Italia gaboi që i mbajti zgjedhjet në këtë periudhë, në një kohë që duhej të votonin në vitin 2017, në vazhdën e zgjedhjeve në Holandë e Francë.
Renzi ka përmendur gjithashtu se ka pasur prova të qarta për një rritje të ekstremizmit në Itali. Për këtë ka thënë se qeveria e majtë e drejtuar prej tij ka ndaluar një sulm të mundshëm terrorist në vitin 2014, por sërish nuk ia doli që të ndalë ardhjen e “ekstremistëve” në pushtet.