Albspirit

Media/News/Publishing

KËSHILLI DREJTUES TREGOI PJEKURINË E VATRËS 106 VJEÇARE

 

VATRA ANALIZOI ME PJEKURI E MATURI PROBLEMET AKTUALE DHE MIRATOI PLATFORMËN PËR VITALIZIMIN E SAJ. TAKIMI U MBYLL ME SHTËRNGIME DUARSH MES KRYETRIT MISHTO DHE ISH KRYETARIT BUÇAJ

Në vijim të platformës për forcimin, gjallërimin dhe vitalizimin e saj, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA mblodhi me 3 mars 2018 Këshillin Drejtues dhe analizoi me përgjegjshmëri situatën aktuale, debatet e pas Kuvendit, miratoi platformën e vitalizimit të saj etj.
Me pjekuri e urëtsi kryetari Dritan Mishto, toleroi zërat kundër, dëgjoi vërejtjet, kundërshtimet dhe pretendimet, dha spjegimet e tij dhe kërkoi që Këshilli të ruante pjekurinë karakteristike të Vatrës, e cila përherë ka ditur që të përballojë situata të vështira dhe ka mundur të mbijetoi për 106 vite, përkundër zërave dashakeqës se Vatra mbaroi, Vatra u shua, Vatra e kreu misionin etj…etj…
Këshilli i zhvilloi punimet sipas rendit të ditës, të paralajmërua publikisht, duke dëgjuar raportet përkatëse dhe platofrmën sipas seksioneve dhe drejtuesve sipas kësaj kronike:
– Prezantimi i punës së Vatra Foundation Inc-Raport nga dr. Nexhat Kaliqi.
– Prezantimi i Punës së Fondit të Studentëve-Raport nga Z. Mithat Gashi.
Raport i Kryetarit të Komisionit të Garancive të Kanunores z. Bashkim Musabelliu
– Raport i financierit të Vatrës z. Marjan Cubi
– Prezantimi i platformave të punës së:
– Editores së faqeve anglisht të gazetës Dielli Znj. Rafaela Prifti
– Këshilltarit për çështjet e kulturës z . Gezim Nika
– Këshilltarit për Zhvillimin Ekonomik z. Elmi Berisha
– Menaxherit të përgjithshëm të aktiviteteve z. Frederik Ndoci
Koordinatorit të medias Dritan Haxhia.
Në pikën e rendit të ditës për shqetësimet e degës së Washingtonit dhe asaj të Usterit, që dërgoi një letër para fillimit të takimit, u diskutua në vijim. Ish kryetari dr. Gjon Buçaj paraqiti oponencën e tij ndaj kryetarit Mishto, i cili dha përgjigjet e tij dhe kërkoi bashkëpunim për të zgjidhur çdo keqkuptim.
Nga ana e tij, anëtari i këshillit të të urtëve Zef Përndocaj, paraqiti ankesat e tij për Kryetarin Mishto. Z. Mishto kërkoi mirëkuptim e bashkëpunim.
Në fund të takimit u shtërnguan duart mes Kryetari Dritan Mishto dhe ish kryetarit Buçaj e Zef Përndocaj.
Gjithçka u zgjidh me mirëkuptim e pjekuri dhe Vatra doli më e fortë edhe nga ky ballfaqim.

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Fotografia e Dielli Vatra

Please follow and like us: