Policia: Me kërkesën e saj, 18-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi
Policia e Pejës ka dhënë detaje të reja lidhur me 18-vjeçaren e cila u deklarua e zhdukur të premten por u gjet sot në Prishtinë.
Zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova, tha se 18-vjeçarja tashmë gjendet në Pejë dhe se rreth rastit të saj po zhvillohen hetime.
Sipas Rugovës, Donjeta Avdijaj ka deklaruar se është larguar me vetë dëshirën e saj.
“E njëjta është dërguar për kontroll mjekësore dhe më pas me kërkesën e saj ajo është dërguar në shtëpinë e sigurt”, tha për kallxo.com Driton Rugova.
Ai tha se për veprimet hetimore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se rasti është nën hetime.
Babai i 18 vjeçares mohon se vajza ka pasur probleme familjare veçse dyshon se ajo u mashtrua.
Please follow and like us: