Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet ish-pronari i Universitetit Kristal, akuzohet për falsifikim diplomash

Ahmet Muça, ish-pronari i Universitetit Kristal është për falsifikim diplomash. Ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi me iniciale E.P.

Prej dy muajsh, Muça ishte vënë në hetim nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa mësohet se është hetuar për shitje diplomash me logon e ish- Kristalit.

Ai ka pajisur me diploma disa persona që nuk rezultonin të regjistruar. Diplomat e Universitetit Kristal jepeshin 25 mijë euro dhe shiteshin edhe në kohën kur Kristali ishte hapur, por jo vetëm.

Burimet thanë se Muça shiste diploma edhe pas mbylljes së Universitetit Kristal.