Albspirit

Media/News/Publishing

Arta Marku kthen prokurorin që iu refuzua viza amerikane në Tiranë

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, bëri një tjetër lëvizje duke sjellë prokurorin, Agron Gjana, nga Puka në Tiranë. Agron Gjana mbante funksionin e kreut të Prokurorisë së Durrësit deri në muajin janar, por me vendim të Arta Markut u komandua përkohësisht në Prokurorinë e Pukës. Me një vendim të fundit, Marku e emëroi Agron Gjanën prokuror në Tiranë. Kujtojmë se Agron Gjana ishte pjesë e grupit të prokurorëve që iu refuzua viza nga ambasada amerikane në prill të vitit 2016, me motivacionin se ekzistonte rreziku që prokurori mund të mos kthehej më në Shqipëri.

Please follow and like us: