Donald Lu: Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE
Ambasadori amerikan, Donald Lu, është shprehur se Shqipëria do të hyjë në BE dhe do të dëshironte të udhëhiqej nga të rinjtë drejt të ardhmes.
Përmes një postimi në faqen e Ambasadës Amerikane bëhet e ditur se ambasadori Lu ka pasur një takim me nxënës nga Rrësheni gjatë programit ‘Njihu me Amerikën’, ku ka folur për rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Unë besoj se Shqipëria do të hyjë në BE. Do të doja që ju të udhëhiqnit Shqipërinë drejt së ardhmes. Ju jeni të rinj plot energji, me mendje të hapur dhe e doni vendin tuaj. Mësoni më shumë për programin Njihu me Amerikën”, – iu drejtua ambasadori Lu, të rinjve.
Please follow and like us: