Albspirit

Media/News/Publishing

Eduard Halimi: 6 vjet pa nënën tonë, Taibe!

 

6 vjet më parë, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, u nda nga jeta nëna ime e shtrenjtë, Taibe.
Jeta e saj ka qënë tejet e vështirë, mes punëve të vështira dhe rritjen e mundimshme të tre fëmijëve në një familje me “biografi të keqe” gjatë regjimit të egër komunist e deri në humbjen e papritur të bashkëshortit në një moshë fare të re sapo regjimi komunist ra.
Gjatë gjithë jetës ajo ka qenë një inspiruese dhe mbështetëse e jashtëzakonshme e gjithë vendimeve në karierën time. Ajo ka qënë një adhuruese e përjetshme e PD prej krijimit.
Ajo rriti me një edukim e dashuri të jashtëzakonshme tre fëmijët e saj dhe u kujdes kaq fort për 3 nipër e 2 mbesat deri ditën e fundit.

Beteja e gjatë me sëmundjen e rëndë ishte sfida e fundit, të cilën e përjetoi me një forcë e dinjitet të jashtëzakonshëm deri në momentet e fundit.
Në përkujtim të përvjetorit të saj sot dua të falenderoj në emrin tim, të motrës sime dhe vëllait tim, gjithë ata miq që na u gjendën gjatë betejës së gjatë dhe përpjekjeve për nënën tonë të shtrenjtë. Mirënjohje të thellë për Doktor Berishën i cili jo vetëm gjeti kohën (gjatë një ngarkese të fortë pune si Kryeministër në v.2008-2009) por dha mbështetjen e jashtëzakonshme me njohjet e tij me mjekët më të mirë në Europë të asaj sëmundje të rëndë.

Familja ime do t’i jetë mirënjohëse të gjithë mjekëve, miqve, shokëve dhe të afërmëve që ishin me ne, nga dita e parë e betejës deri në ditën e fundit të përcjelljes 6 vjet më parë të nënës tonë të shtrenjtë Taibe. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, e shtrenjta nënë.

Please follow and like us: