Helmohet në Angli ish-agjenti rus
Një ish-kolonel i kundërzbulimit rus, Sergei Skripal, është ekspozuar ndaj një substance të panjohur, në një qendër tregtare në qytetin anglez Salisbury.
Skripal, i cili u strehua në Britani të Madhe pasi u burgos në vendin e tij për tradhti, u gjet i pavetëdijshëm pranë një gruaje dhe të dy janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia konfirmoi se një burrë në moshën 60-vjeçare dhe një grua në moshën 30-vjeçare, që njiheshin me njëri-tjetrin, nuk kanë pasur ndonjë dëmtim të dukshëm kur ata u dërguan në spital të dielën pasdite.
Shkaku i sëmundjes së tyre ende nuk është konfirmuar, por rasti tërhoqi krahasim të menjëhershëm me vrasjen e ish-agjenti rus, Aleksandër Litvinenko duke përdorur një substancë radioaktive “polonium-210” që besohet të jetë hedhur në një filxhan çaji.
Hetuesit janë duke shqyrtuar vdekjen e tij, për të parë nëse ka ngjashmëri mes të dy rasteve.
Incidenti ndodh 12 vite pasi Litvinienko, u vra në Londër nga dy spiunë të shërbimit sekret rus, “FSB”.