“Pordhë me rigon, mediokër”, debati i plotë Kokëdhima-Nazarko
Gjatë një lidhje telefonike për emisionin ‘Studio e Hapur’ ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima, aktualisht kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ deklaroi se emisioni ishte sponsorizuar nga kasta. Kaq mjaftoi që në studio të ‘shpërthejë’ debati, midis Kokëdhimës dhe Shpëtim Nazarkos.
DEBATI
Kokëdhima: Më duket se ky debat është i sponsorizuar nga kasta aktuale politike.
Nazarko: Ti Koço ke eksperiencë për të gjetur diversantë. Nuk ta kemi ngenë tani.
Kokëdhima: Mos më ndërprisni, ju lutem.
Nazarko: Po ç’të ndërpres, po ik o Koço se nuk është histori diversantësh kjo. Tërë jetën ke qenë në kastë dhe më thua mua të ka sponsporizuar kasta. Ç’të dëgjoj.
Kokëdhima: Po më dëgjo tani.
Nazarko: E ke pafillon në vend mo, i ke trutë në vend? Pordhë me rigon.
Kokëdhima: Unë besoj që emisioni ka moderator tjetër.
Nazarko: Nëse moderatori dëgjon përrallat e tua, unë nuk i vij më kurrë.
Vasili: Të lutem Kokëdhima, unë e pranova kërkesën tuaj të vini në emision, por nëse sulmoni panelin është e pamundur t’ju dëgjoj.
Kokëdhima: Të dëgjosh, është më elementarja.
Eni Vasili: Ju e sulmuat panelin, nuk mund të rrinë pa u përgjigjur ata.
Nazarko: Po ç’të dëgjojmë ne tani.
Vasili: Nëse sulmoni panelin, do e keni të vështirë të dëgjoheni.
Kokëdhima: Paneli duhet të heshtë kur flas unë.
Cani: O Koço, për kë e ke kur thua jeni të sponsorizuar nga kasta.
Kokëdhima: Më dëgjo ti mua njëherë.
Cani: Më thuaj për kë e kishe vlla?
Kokëdhima: Lubonja tha se shqiptarët në Shqipëri nuk kanë pluralizëm mendimi…
Vasili: Pse sipas jush ne jemi të sponsorizuar nga kasta?
Cani: Çfarë donte të thoshte më këtë?
Vasili: Po të na e thotë pra.
Kokëdhima: Është turp për ju që të krahasoni Beppe Grillon me Edi Ramën. Ky është turp për ju.
Nazarko: Ti e ke pasur mik.
Kokëdhima: Kur jeni me mua në tavolinë u jap përgjigje të gjithëve.
Nazarko: Po ti e kishe mik Edi Ramën deri dje.
Kokëdhima: Mik e ke ti. Unë e kisha mik kur ai ishte pa pushtet, jo kur donte të bëhej drejtues i Shqipërisë.
Nazarko: Unë e kam mik, nuk e mohoj. Po pse mo me këtë punë merrem unë, sa herë prishesh ti me Ramën?
Kokëdhima: Ti nuk je inteligjent, ti je mediokër prandaj dëgjo.
Nazarko: Po ashtu mund të them edhe unë për ty që je mediokër.