Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët që jetojnë në Greqi
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ai bën me dije nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, se Greqia njeh vulën apostile me Shqipërinë. “Mirëmëngjes dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Po ashtu thotë se 83 shtete nuk e kanë vulën apostile me Shqipërinë. Në videon më poshtë gjeni shpjegime dhe informacione më të detajuara.
Please follow and like us: