Albspirit

Media/News/Publishing

Rosie Huntington-Whiteley & Dorina Gegiçi, pjesë e fushatës kundër kancerit

Portali spanjoll “El Comercio” shkruan se, Rosie jo vetëm ka postuar e para një selfie me hashtagun #ShowYourStrap (trego rripat e tu), por edhe ka dizenjuar një linjë të brendshmesh, pikërisht për gratë e prekura nga kanceri i gjirit. Portali spanjoll ka përfshirë në këtë shkrim edhe një bukuroshe nga Shqipëria, e cila është modelja më e kërkuar e momentit, Dorina Gegiçi. Në një prononcim për mediat Dorina thotë se ka qenë agjensia italiane e modës “Number One Models”, (e cila menaxhon modelen shqiptare) që i ka thënë se duhet të bënte një “selfie” dhe me anë të së cilës të nominonte edhe modele të tjera. Sipas Dorinës çdo modele që nominohet, duhet të postojë një foto si dhe të dërgojë një mesazh pranë organizatës (i cili kushton 3 euro), para të cilat mblidhen dhe shkojnë për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje e rëndë.

Please follow and like us: