Sadik Bejko: Intriga vrastare brenda kampit të Skënderbeut
Intriga vrastare brenda kampit të Skënderbeut.
Ky është thelbi i tragjedisë “SKËNDERBEU”.
Martesa e së motrës, Mamicës, me Karol Muzakë Topian e Beratit do të sjellë disa fatkeqësi për Skënderbeun. Zanfina, gruaja që la dy fëmijë te i shoqi Karol Muzakë Topia, i cili e ndau për Mamicën, nuk do ta gëlltisë këtë fyerje. Rimartohet me Moisi Golemin e Dibrës, por do ta urrejë për vdekje Skënderbeun Ajo intrigon që ta shthurë besëlidhjen e Skënderbeut me prijësat e tjerë shqiptarë. Intrigon çdo natë te i shoqi Moisi, për t’i shtirë helmin se Skënderbeu si egoist dhe i dashuruar me pushtetin, të tjerët, si Moisiu, i shkel me këmbë, edhe pse kurrë nuk është në lartësinë e gjeneralëve si ai.
Zilia e bren keq Moisiun. Lakmia për t’u bërë vetë mbret, e ushqyer nga Zanfina, vret ndërgjegjen e tij dhe ai tradhton Skënderbeun. Te otomanët vihet në krye të një ushtrie dhe ndeshet me Skënderbeun.
Humbet luftën dhe… kthehet prapë te Skënderbeu, i bie në gjunjë, kërkon falje. Skënderbeu e fal dhe e kthen te funksioni i tij si general. Zanfina intrigon dhe te Hamzai, për ta bërë armik të të ungjit të tij. Ndërkohë që Moisiu kthehet te Skënderbeu, Zanfina e marrosur ther veten me thikë. Me pak fjalë, kjo është nyja intriguese që ngjiz këtë tragjedi. Tragjedia u krye në Gjinokastër, më 1 Maj 1935.
- Haxhiademi lindi në Elbasan më 7 mars 1902, vdiq në burgun e Burrelit më 17 mars 1965.
NË VEMENDJE TË AKTORËVE, REGJISORËVE TANË TË SHQUAR, BËJ THIRRJE TË VIHET NË SKENË TRAGJEDIA “SKËNDERBEU” E TRAGJEDIANIT E.HAXHIADEMI.