Trump-Putin bëjnë marrëveshje për rrëzimin e Assadit
Pas gati 6 vitesh lufte të përgjakshme duket se konflikti në Siri do të marrë fund, me largimin nga pushtetit të Bashar Alassad. Të paktën kjo u ra dakord mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Ata u takuan së bashku gjatë samitit të G20 në Gjermani dhe u morën vesh për armëpushim në Siri. Lajmi konfirmohet nga sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson.
“Kjo është shenja e parë që SHBa-të dhe Rusia mund të bashkëpunojnë shumë mirë për çështjen e Sirisë. Dy liderët patën një diskutim të gjërë për Sirinë dhe duket se Presidenti sirian, Bashar Al Asad do të lërë pushtetin shumë shpejt. Se si Asadi do të largohet, kjo ende nuk është e qartë”, vijoi Tillërson duke folur për gazetarët në Hamburg gjatë samitin e G20-s.
Takimi i sotëm mes Trump dhe Putin ishte i pari takim zyrtar, që prej kohës kur Trump u zgjodh në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Lufta në Siri ka shkaktuar qindra mijëra viktima, ndërsa qindra mijëra të tjerë u larguan nga vendi. Ky konflikt i gjatë krijoi terren për forcimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik.