Dy spiunë rus, njëri lufton me vdekjen, tjetri miliarder
Para tetë viteve është kryer shkëmbimi i madh i spiunëve në mes të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Në mesin e tyre ishin edhe Sergej Skripal e Anya Chapman. Sot ish-spiuni rus Sergei Skripal, lufton me vdekjen pasi që është helmuar me substancën e panjohur në qytetin Salisbury në perëndim të Anglisë.
Sergei Skripal
Rusia, për dhjetë spiunë, në mesin e të cilëve ishte Anya Chapman i dha Shteteve të Bashkuara katër rusë që ishin në burgjet e tyre, e që ishin spiun në shërbim të Perëndimit. Në mesin e tyre ishte edhe Sergei Skripal (66), i cili ishte kolonel në ushtrinë ruse, zyrtar i lartë i GRU, e më pas ka punuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme në ditët e akosit pas rënies së komunizmit. Mirëpo, në vitin 2004 ai është arrestuar me akuzën se ka shitur identitetin e agjentëve sekret rus në Evropë pranë shërbimit sekret britanik MI6. Shërbimi sekret rus, FSB, e ka kapur duke dërguar informacione përmes një pajisje të fshehur në një gurë fallco në një nga parqet moskovite. Në momentin e arrestimit, ai është shpallur “spiun me çantën “Louis Viton” sepse ishin publikuar fotot e tij me çantën e shtrenjtë në aeroport, ku po shkonte të takoj agjentët e huaj, shkruan “Daily mail”. Ai e pranoi se MI6 e ka rekrutuar që në vitin 1995 dhe se i ka dhënë informacione, duke marrë me këtë rast rreth 100.000 euro për shërbimet e tij.
Gjykata ruse e shpall Skripalin fajtor për spiunim
Në burg ka shkuar në vitin 2006 dhe duhej ti kalonte plotë 13 vjet, por iu dorëzua Britanisë së Madhe në kuadër të shkëmbimit të spiunëve. Pasi që e mori në pyetje shërbimi sekret britanik, ai fitoi mundësinë e jetës së re në Wiltshire. Aty kishte shtëpinë me vlerës rreth 400.000 euro dhe jetoi i tërhequr me bashkëshorten Liudmila, deri sa ajo vdiq para dy viteve. Siç shkruan BBC, ai për dy vjet ngeli pa bashkëshorte dhe vëllaun e tij të madh.
Dje ai dhe vajza e tij u helmuan me një subtsancë të panjohur, dhe u dërguan urgjent në spital për kurim. Kremlini sot ka bërë të ditur se është i gatshëm të bashkëpunoj në hetim, në lidhje me incidentin me Ish-spiunit Skripal. “Nuk kemi marrë kërkesë nga askush. Moska është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, bënë të ditur Agjencia ruse e lajmeve Tass. I pyetur të komentoj lajmet në mediat britanike, se Rusia e ka helmuar Skripalin, Peskov tha se “nuk ju është dashur shumë kohë” që të akuzojnë Moskën. Incidentin, Peskov e vlerësoi si “situatë tragjike”, duke shtuar se Kremlini nuk informacione se çfarë ka ndodhur dhe për çfarë bëhet fjalë. Ai tha se nuk është i informuar nëse Skripal vazhdon të jetë edhe formalisht shtetas rus.
Anya Chapman
Dhe derisa Skripal lufton me vdekjen, Anya Chapman publikon fotografi nga pushimet luksoze në Tajlandë. Aty ajo mburret me pamjen e saj. Jeta e saj pas kthimit në Rusi ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ish-spiunia ruse, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj britanik, u bë multimilionere. Ajo ka linjën e saj të modës, butiqe në Moskë dhe punon si moderatore në TV. Anya Chapman shfrytëzon çdo rast që të lavdëroj presidentin rus, Vladimir Putin dhe të kritikoj SHBA-të. Ajo ka komentuar edhe paraqitjen e fundit të Putinit kur ju drejtua kombit dhe prezantoi armën e re. “Bota ka ndryshuar. Më nuk do të jetë e mundur që dikush mos ta rrespektoj Rusinë dhe të kaloj i pandëshkuar,” tha ajo duke i bërë thirje ndjekësve të saj në Instagram që të bëjnë propozimet për emërtimin e armëve të reja ruse.
“Si do ta quani ju këtë armë supermoderne ruse?” pyeti ajo ndjekësit e saj dhe theksoi propozimet më të popullarizuara: “Endërra amerikane”, “Heshtja” dhe “Hiri”… Anya Chapman është nënë e një fëmije dyvjeçar, e opinioni nuk e di se kush është babai. Ka punuar si moderatore në emisionin televiziv “Misteri i botës” në Ren-TV, e cila është transmetuar në kanalin e kompanisë së Alina Kabajevit, ish-gjimnastes olimpike, për të cilën thuhet se është në lidhje me Putinin. Ka zëra se ajo me urdhër të Kremlinit është munduar ta mashtroj “informatorin” amerikan Edward Snowden. Ndryshe, Anya Chapman është vajza e ish-spiunit të KGB-së.