Albspirit

Media/News/Publishing

Kokaina te bananet, Prokuroria kërkon burg për pronarin e zhdukur

Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar masën e arrestit me burg për pronarin e kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj, në konteinerin e të cilit u gjet sasia rekord prej 613 kilogram kokainë.

Sipas organit të akuzës, dyshohet se ky person është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, dhe për këtë kërkon masën e sigurisë në mungesë.

Çekaj është larguar nga Shqipëria, dhe në një prononcim për mediat ai tha se ndodhet në Gjermani, dhe se do të kthehet për të dhënë sqarime mbi këtë ngjarje.

Ai pretendon se nuk ka lidhje me lëndën narkotike të gjendur në konteinerin me banane, i cili vinte nga Kolumbia.

Ky rast ka detyruar edhe DEA-n amerikane që të zbarkojë në vendin tonë, për të zbuluar më shumë rreth këtij rasti.

Please follow and like us: