Albspirit

Media/News/Publishing

Publikohet videoja, si u kapën 93 kg kokainë në kontejnerin e kompanisë së bananeve në 2015

Autoritetet e Ekuadorit kane publikuar nje video te aksionit te zhvilluar ne nentor 2015 ku ne nje kontejner me banane qe do vinte ne Shqiperi jane kapur 93.3 kg kokaine.

Operacioni Kulmi është ekzekutuar në portin e detit Simón Bolívar, pas një procesi kërkimor të kryer nga agjentët e Njësisë së Informacionit të Porteve dhe Informacioneve të Aeroporteve (UIPA), i cili krijoi një profil rreziku për kontejnerin GESU9416694 të kompanisë CEICONSA S.A. i drejtuar për Shqipërinë.

Asokohe zyrtaret thane se këtë kontejner u fshehen 82 paketa me formë drejtkëndore, ne formen e tullave të mbuluara me kasetë ngjyrë kafe, që përmbanin 93,3 kg kokainë.

Sipas hetimeve, droga ishte porositur nga kompania Arbri Garden, e njejta qe porositi ngarkesen me banane ku u gjeten 613 kg kokaine me 27 shkurt ne Portin e Durresit. Ne vitin 2015 policia e referoi ceshtjen ne prokurorine e krimeve te renda e cila pyeti pronarin e kompanise porositese apo ai mohoi dijenine mbi drogen dhe u la i lire ndersa hetimi u pezullua pasi Ekuadori nuk i ktheu pergjigje kerkeses se prokurorise per dhenien e informacioneve dhe provave ne lidhje me ngjarjen.

Please follow and like us: