Albspirit

Media/News/Publishing

Rama takon Metën për negociatat me Greqinë

Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta zhvilluan një takim në ambientet e presidencës. Takimi ka nisur rreth orës 15:40, dhe vjen në një situatë të tensionuar politike në vend, sidomos për negociatat e Shqipërisë me Greqinë. Për këtë çështje, kreu i shtetit ka në tavolinë kërkesën e ministrisë së Jashtme për dhënien e autorizimit për nisjen e negociatave për kufirin detar. Por ka qenë, dhe vijon të jetë kjo pikë “molla e sherrit” mes institucionit të presidencës dhe ministrisë së Jashtme. Kreu i shtetit ka kërkuar më shumë informacion për negociatat, ndërsa ministria pretendon se e ka njohur presidentin për çdo gjë. Pak ditë më parë, edhe Kryeministri Rama i bëri thirrje në distancë presidentit Meta që të japë plotfuqishmërinë.

Please follow and like us: