Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Punësimit

Kryeministri Edi Rama shkarkoi drejtorin e përgjithshëm të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Micko. Arturo Micko është njoftuar për shkarkimin e tij pasditen e ditës së sotme gjatë një takimi me kreun e qeverisë në sallën e Hartave të Kryeministrisë. Në vend të Mickos, Rama ka emëruar Elira Çaushin, aktualisht punonjëse në Kryeministri. Në këtë mbledhje kanë qenë të pranishëm edhe 12 drejtorë rajonalë të punësimit për të negociojnë me bizneset për të punësuar sa më shumë qytetarë. “S’ka parti që ju mbron muajin tjetër. Ndërmjetësoni me bizneset, punësoni njerëzit se vendet janë bosh. Do ju ndjek personalisht dhe individualisht”, iu është drejtuar Rama drejtorëve rajonalë të shërbimit kombëtar të punësimit.

Please follow and like us: