20-vjeçarja që i dha fund jetës tragjikisht për 8 Mars
Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u vetëvrarë, këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë, në Korçë, ndërsa viktima është Erisa Veizi. Burime nga policia, bëjnë me dije për se se 20=vjeçarja ka vendosur t’i japë fund tragjikisht jetë së saj duke u vetëhelmuar me fotoksinë.
Të njëjtat burime saktësojnë se shkak i kësaj ngjarje të rëndë, janë bërë grindjet e shpeshta që ajo kishte kohët e fundit me të fejuarin.
Kanë qenë familjarët që kanë gjetur të pajetë trupin e Erisa Veizit në dhomë, duke njoftuar dhe autoritetet e rendit.
Ndërsa në dëshminë e tyre para policisë, janë shprehur se kohët e fundit e reja po kalonte momente depresioni, si rezultat i zënkave në çift. Policia ka nisur paralelisht hetimet për ngjarjen e rëndë, e cila vjen pikërisht sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas./gsh.al/