Femrat që kanë ndryshuar historinë
Në historinë e botës kanë kaluar gra të fuqishme, saqë në ditët e sotme atyre u jemi shumë falenderuese. Në ditët e sotme e dimë se gratë mund të bëjnë çdo gjë, mund të jenë shkencëtare, mund të kapërcejnë pengesa nga më të fortat dhe të mos dorëzohen para asgjëje, madje mund të mundin edhe sëmundje për të cilat është thënë se nuk mund ta bëjnë. Një listë e grave që kanë lënë shenjë në histori dhe vendet ku kanë jetuar.
- Marie Curie-Varshavë, e lindur në Varshavë dhe që krijoi shkencën e radiologjisë, me punimet e saj mbi këtë fushë ajo fitoi çmimin Nobel për fizikë dhe çmimin Nobel për kimi.
- Turkan Saylan-Stamboll, e lindur në Stamboll gjatë gjithë jetës së saj luftoi me sëmundjen e lebrës. Ajo vërtetoi se mund ta mundë atë dhe bëri të mundur që fëmijët vajza të shkonin në shkollë. Mori një çmimin ndërkombëtar Gandhi.
- Rosa Parks-Montgomery,u bë e njohur në histori për shkak se nuk i liroi vendin në autobus një njeriu të bardhë. Kjo gjë solli edhe ndryshimet në Amerikë pasi falë këtij veprimi u ngrit edhe Martin Luter King për të drejtat e njerëzve me ngjyrë.
- Frida Kahlo-Coyoacan, u bë e njohur falë pikturave që ajo bënte. Në moshën 18-vjecare ajo e kaloi jetën e saj e lidhur pas krevatit dhe vetëm pikturonte. Shtëpia e saj në Meksikë është një nga muzetë më të vizituar.
- Florence Nightingale-Florence, e lindur në qytetin Italian ajo hodhi hapat e para të infermierisë modern. Ndihmoi shumë ushtarë të plagosur gjatë luftës botërore.
- Margaret Thatcher- Londër, e lindur në Angli ishte një nga politikanet më të fuqishme që ndihmoi gjatë Luftës së Ftohtë dhe u bë një nga gratë më ndikuese të historisë.
- Sabiha Gokcen-Bursa, ishte një nga gratë e para që u bë pilote u bë shembull për shumë gra të tjera. E birësuar nga Kemal Ataturk ajo u bë gjithashtu edhe gruaja e parë pilote që luftoi.
- Marilyn Monroe- Los Angeles, ishte një aktore që vdiq në moshën 36 vjecare ajo u bë një idhul falë bukurisë dhe jetës sensacionale që bëntë.
- Coco Chanel-Paris, një stiliste me famë e cila ishte edhe e para që u fut në listën “Njerëzit më të rëndësishëm të 100 viteve” e bërë nga revista Time.
- Princeshë Diana-Sandrigham, princesha ndryshe e mbretërisë Angleze ndihmoi shumë njerëzit pa shtëpi, fëmijët dhe të sëmurit me AIDS. Edhe pas vdekjes së saj ajo kujtohet nga ata që e donin për ndihmën që ajo ka dhënë.
- Anna Lee Fisher- New York, nëna e parë që iku larg familjes së saj. Një astrounate që u zgjodh Nëna e Vitit dhe Gruaja Vitit, që bëri të ndihen krenarë të gjithë patriotët po edhe gratë e tjera në botë.
- Anne Frank-Frankfurt,një grua që jetoi në kohën e nazizmit dhe që jetoi fshehur për dy vjet rresht shkroi të gjitha përjetimet e saj në ditar. Me hyrjen e Hitlerit në Hollandë ajo u dërgua së bashku me familjen e saj në kamp dhe jetoi atje deri në momentet e fundit të jetës.
Please follow and like us: