Gonxhe Bojaxhi: Kujtohu gjithmonë
Kujtohu gjithmonë
se lëkura rrudhoset,
flokët zbardhen
dhe ditët shndërrohen në vite.
Megjithatë, e rëndësishme është që ti të mos ndryshosh.
Forca dhe besimi yt nuk kanë moshë.
Shpirti yt, mund të mbërthejë çdo rrjetë merimange.
Pas çdo pikëmbërritjeje, ka një pikënisje të re.
Pas çdo suksesi, ka një zhgënjim tjetër.
Për sa kohë je gjallë, ndjehu gjallë.
Po të mori malli për gjërat që bëje dikur, bëji përsëri.
Mos jeto me fotografi të zverdhura.
Këmbëngul edhe pse të tjerët, presin që ti të heqësh dorë.
Mos e lër të ftohet hekurin që ke brenda vetes.
Bëj që njerëzit të të respektojnë dhe jo të të mëshirojnë.
Nëse pas shumë vitesh, nuk do të mundesh të vraposh, atëherë ec shpejt.
Nëse nuk mund të ecësh shpejt, atëherë vetëm ec.
Nëse nuk mund të ecësh, përdor shkopin.
Por kurrë, mos qëndro palëvizur.
Përktheu: Elona Çaslli.