Albspirit

Media/News/Publishing

‘Katunar, spiun me l…’, Ilda Bejleri shpërthen kundër Mustafa Nanos

Dy ditë më parë gazetari Mustafa Nano provokoi mjaft me monologun e tij për dy bukuroshet e gazetarisë sportive Ilda Bejleri dhe Bora Zemani. Ai u shpreh se lakuriqësia e tyre në ekrane ishte e tepruar dhe se ndonjë ditë i dukej sikur gjintë e Ilda Bejlerit do t’i futeshin në dhomë. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë debatet, pro dhe kundër Nanos.

Vetë moderatorja Ilda Bejleri ka reagur me një foto në Instastory, ku një komentues kishte shpërthyer ndaj Mustafa Nanos.

Në koment thuhej: “O Muç katunari nuk e dija që paske marrë përsipër të përmirësosh moralin e shoqërisë shqiptare dhe mesa kuptoj unë ta çosh 30 vite pas kur ti jetoje në Skrapar dhe ecje me këpucë ushtarake dhe me triko leshi, të bërë me lesh batanije të vjedhur nga ndonjë repart ushatar ku baba jot punonte si kapter.

Ajo trikoja të mbante ngrohtë kur punoje te posta e Enverit dhe incizoje telefonatat e njerëzve për Sigurimin. Nuk e dija që Muçi spiuni qënka bërë moralist dhe u mëson shqiptarëve si të vishen. Një fshatar i lindur është armik i bukurisë, e vërtetove me këtë artikull Muçi”.

Vetë moderatorja ka qenë superdakord me këtë koment duke e duartrokitur dhe e shpërndarë. Nuk dihet nëse kundër-replika e Nanos do të vijojë, apo javës tjetër gazetari do të hedhë ndonjë tjetër ”shashkë”.

Please follow and like us: