Llangozi që mbron stomatologen bën helaq drejtësinë: Si po e detyrojnë Olesian, zyrtarët e përfshirë në krim
“Sonte del përgjimi i parë që prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunojë me prokurorin për të mos shkuar gjërat me thellë”.
Ky është paralajmërimi i avokatit të stomatologes Olesia Duka, Arben Llangozi, e cila është arrestuar me akuzën e mashtrimit. Llangozi, në një deklaratë për mediat, shkruan për “prokurorë të cilët duan te mbulojnë dhe ndihmojnë krimin”.
Deklarata e plotë e avokatit
Mbani frymën: Sonte del përgjimi i parë që prokurori ka infiltruar njerëz në burg duke detyruar Olesian të bashkëpunoj me prokurorin për të mos shkuar gjërat me thellë. Kujt i intereson ky bashkëpunim prokurorit apo Olesias. Mbrëmjen e sotme do të ndiqni bisedën live si prokuroria Durrës dhe me saktë prokurori Madrit Kullolli infiltron avokat dhe persona të tjerë me të vetmen qëllim largimin nga mbrojtja të avokatëve të STUDIO LIGJORE “JURISPRUDENCA”. Do çuditeni! Prokuror të cilët duan te mbulojnë dhe ndihmojnë krimin pasi oficeri i çështjes Leonard Qorri është mik dhe shok me Ardian Hoxhën të cilët punon në portin e Durrësit së bashku janë gjobëvënës.