Mesazhi i nënës së Ergi Dinit: Për fëmijët edhe vdekjen e vras
Mamaja e Ergi Dinit, ka shkruar sot disa vargje, që kanë përlotur të gjithë ndjekësit e saj. Në një foto ku shihet e lumtur me dy fëmijët e saj, Barbana dhe Ergi, ajo ka shkruar se as zemra e saj e çarë nuk mund t’a ndalojë për fëmijët e saj, duke përkujtuar kështu edhe të birin, i cili u nda nga jeta në moshën 22 vjeçare. Mimoza Dini, duket e vrarë dhe e lënduar këtë 8 mars pas ndarjes së parakohshme nga jeta e të birit rreth 2 vite më parë.
POSTIMI I PLOTË
SE JAM NENE
Mos luaj me mua
O erë e marrë
Të vrapoj në shtegun tim
S’më ndalon dot
Edhe pse gjoksin e kam të çarë
Po të rrëzohem ngrihem prap…
Mos e provo të më ngrish o acar
Se akujt t’i shkrij në çast
Nuk ndalem dhe me zemër të çarë
Për fëmijët dhe vdekjen e vras…
Please follow and like us: